09:11 / E Mërkurë, 10 Korrik 2019 / indeksADMonline

Leonardo: Nuk mund të iu premtoj asgjë për Mbappen!

Drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo ka thënë se nuk ka guximin që të bëj as një premtim më të voglin për të ardhmen e Mbappes.

Drejtori brazilian ka njoftuar rikthimin e yllit francez në skuadër, por që ka refuzuar të flas për të ardhmen e tij.

“Unë kurrë nuk kam bërë premtime. Për dy arsye. E para sepse nuk jam ai që mund të bëj gjithçka në klub dhe së dyti sepse nuk bëj premtime në ajër pa pasur siguri se do t’i përmbush.

Mbappe është rikthyer me buzëqeshje e disponim në skuadër. Por, unë nuk guxoj të flas për të ardhmen e tij” ka thënë Leonardo./Indeksonline/