15:29 / E Premte, 21 Shtator 2018 / indeksADMonline

Leonora Jakupi emocionohet gjatë akademisë përkujtimore të babait

Këngëtarja kosovare, Leonora Jakupi në akademinë përkujtimore që u mbajt sot për nder të kolonelit Ahmet Krasniqi dhe babit të saj, Qazim Jakupi është emocionuar kur ka marr fjalën që të falënderojë të pranishmit dhe ata që e kanë mundësuar që eshtrat e babit të tij të kthehen nga Shqipëria në Kosovë.

Jakupi ka thënë se nuk di si ta falënderojë kryeministrin e vendit, Ramush Haradinaj për kthimin eshtrave të babit të saj dhe ish-kolonelit, Ahmet Krasniqi, raporton Insajderi.

“Në emër të familjes sime në emër tim personal ju falenderojë shumë për këtë madhështi që ia keni dhënë këtij manifestimi, e nderuar familje e bacës Ahmet, jam shumë e lumtur që pas 20 vjetëve që ne kemi prit kaq shumë që ju zotëri kryeministër, nuk di si të falënderohem për këtë nder që i keni bërë familjes tonë që i keni kthyer dinjitetin natyrisht edhe lavdin që ia keni bërë familjeve tona, ju falënderojë përjetësisht”, është shprehur Leonora Jakupi.

Ndërkaq, sot u mbajtën homazhet në hollin e Kuvendit të Kosovës.

Pas akademisë përkujtimore, dëshmori Qazim Jakupi dhe koloneli, Ahmet Krasniqi, u rivarrosën në Varrezat e Dëshmorëve në Prishtinë.