12:05 / E Mërkurë, 20 Qershor 2018 / indeksADMonline

‘Lepotica’ nga Serbia merret me futbollistët kosovarë, ja çfarë u thotë! (Foto)

Jelena Karleusha, e dashura e futbollisti të përfaqësues serbe, Dushko Tosiq, ka gjetur kohë të merret edhe me kosovarët e Zvicrës, që të premten pritet të përballen me Serbinë në kampionatin botëror, “Russia 2018”.

Ajo shpreson se futbollistët e tyre do të japin maksimumin e për ta mposhtur Zvicrën.

Bukuroshja nga Beogradi apeloi të dashurin e saj që të aktivizohet 300% për vendin e tij. “… jo për shkak timin, por sepse ai e do Serbinë”, ka thënë ajo, transmeton Indeksonline

Mirëpo, Jelena nuk e ka lënë me kaq. Ajo ka folur edhe për kosovarët, Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri, Valon Behrami si dhe Blerim Xhemailin. Sipas saj, këta të fundit nuk janë zviceran, por janë shqiptarë.

“Ata po mashtrojnë. Pra, nuk janë zvicerane por janë shqiptarë. Serbia e ka një shans të mirë. Unë kam një ndjenjë shumë të mirë për Brazilin. Ne kemi lojtarë të cilët janë shumë më të motivuar dhe për të treguar se çdo gjë është e mundur”, u shpreh Karleuse.