22:04 / E Diele, 24 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Letra prekëse e fëmijës, që kërkon nga babagjyshi t’ia kthej nënën e tij të vdekur

Prezantuesi i “Sky Sports”, Simon Thomas ka ndarë me publikun letrën prekëse të djalit të tij  8 vjeçar që ia ka shkruar Babagjyshit për Krishtlindje.

Prezantuesi, 44 vjeçar, ka humbur gruan e tij Gemma vetëm tre ditë pasi e kishin zbuluar se ajo ka leukemi akute, transmeton Indeksonline.

Fëmija i vetëm i tyre, Ethan, ka shkruar një letër mjaftë prekëse në të cilën ka kërkuar që “t’ia kthej nënën”.

Në letrën e tij drejtuar babagjyshit thuhet se ai donë një “playmobile”, “Lego”, dhe “Nënën e tij”.

Pas shpërndarjes së kësaj letre nga babai i tij në rrjetin e tij social në Instagram, ajo mori shumë reagime./Indeksonline/