10:25 / E Diele, 25 Mars 2018 / indeksADMonline

Lewandowski në Madrid, te Bayerni shkon sulmuesi i Tottenhamit? (Foto)

Robert Lewandowski do të largohet nga Bayern Munchen në fund të këtij sezoni. Shumë spekulime e qojnë atë te kampioni aktual europiane, Real Madrid.

Skuadra e Zinedine Zidanes ka kohë që ka shprehur interesimin për sulmuesin polak, andaj vera e ardhshme do të jetë vendimi final përë Lewan, transmeton IndeksOnline.

Në rast se 29-vjeçari shkon në “Santiago Bernabeu”, klubi nga Bundesliga ka në plan ta transferoj sulmuesin më në formë në këtë edicion, Harry Kane.

Kane po kalon mjaftë mirë te Tottenhami, por ndonjë ofertë e majme shumë lehtë mund ta largoj atë nga Premierliga.

Përveç Harry Kane, Bavarezët janë interesuar edhe për sulmuesin brazilian, Malcom./IndeksOnline/