11:55 / E Martë, 11 Maj 2021 / OSH

Libri “Buqetë me shkronja”, i poetit të mirënjohur prof. Miftar Tërshnjaku

Këto ditë doli nga shtypi libri me titull “Buqetë me shkronja”, i poetit të mirënjohur prof. Miftar Tërshnjaku, i cili jeton në Austri.
Libri iu është dedikuar nxënësve të klasës së parë të fillores dhe të tjerëve që duan të shijojnë ëmbëlsinë e shkronjave.

Poeti Tërshnjaku ka falënderuar të gjithë bashkëpunëtorët që janë pjesë e redaksisë së botimit.

Libri është vlerësuar lartë nga qaret letrare brenda dhe jashtë atdheut si një kurorëzim i krijimtarisë së çmuar letrare nga ky autor i veçantë e me kulturë të gjerë.

Është thënë se ky libër duhet të jetë prezent në çdo bibliotekë të shkollave tona, tek shoqatat e mërgates dhe në duart e lexuesve të vegjel në Kosovë dhe mërgatë.