16:24 / E Diele, 04 Mars 2018

Liga e parë: Kek-u shijon humbjen e pare këtë sezon, mposhtet nga Ballkani

Pas 19 xhirove të zhvilluara këtë stinor në Ligë të Parë, nuk ka më ekip që nuk ka pësuar së paku njëherë.

Dhe këtë, sot e shijoi KEK-u lider, që deri tash nuk dinte çka është humbja në Ligë të Parë.

Ka qenë Ballkani i Suharekës që ka njoftuar ekipin lider të Ligës së Parë me humbje, duke e mposhtur 2-1 në Suharekë sot, ndërsa ekipi i Bekim Shotanit ka ngushtuar edhe më epërsinë e liderit.

Kjo ka qenë xhiroja e parë e Shotanit me Ballkanin, prej se në fillim të muajit të kaluar u emërua trajner i ekipit suharekas.

Temat: