11:27 / E Diele, 07 Janar 2018 / indeksADMonline

Lipjan, gruas ia grabisin çantën me para e dokumente

Një grabitje ka ndodhur pasditen e djeshme në Lipjan, ku një femre i është vjedhur çanta me para dhe me dokumente.

Policia bën të ditur se janë duke vazhduar hetimet, por asnjë nuk është arrestuar deri më tani.

“Rr. Haradin Bajrami, Lipjan 06.01.2018 – 17:35. Ankuesja K/Shqiptare ka njoftuar se derisa ka qenë duke ecur në rrugë nga një i dyshuar i është grabitur çanta e krahut në të cilën kishte pasur 57 euro, dhe dokumentet personale. Nuk raportohet për të arrestuar, perderisa rasti eshte nën hetime”, thuhet në raportin policor./Indeksonline/