16:17 / E Hënë, 06 Gusht 2018 / indeksADMonline

Lirim Grajqevci emërohet ambasador në Hagë

Lirim Grajqevci është emëruar ambasador në Hagë dhe së shpejti ai pritet që të udhëtojë për në këtë vend.

Siç mëson Indeksonline, këtë pozitë ai do e marrë pasi ambasadorja e deri tanishme e Kosovës në Hagë, Vjosa Dobruna ka përfunduar mandatin e saj atje.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur sot në një takim mirënjohës ambasadoren e deritashme të Kosovës në Hagë, Vjosa Dobruna, për ta falënderuar për punën që ka bërë.

“Përfaqësimi politik dhe diplomatik i Kosovës në vendet perëndimore është tejet i rëndësishëm.

Puna e Vjosa Dobrunas për 4 vite si Ambasadore në Hagë është kontribut i çmueshëm për diplomacinë kosovare. Në takimin e sotëm, që e zhvillova me zonjën Dobruna, e falënderova atë për angazhimin profesional deri tani, duke i shprehur nevojën dhe interesimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, që roli dhe përvoja e saj, të vazhdojnë të shërbejnë për interesat institucionale të vendit”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.

Lirim Grajqevci deri më tani ishte ambasador i Kosovës në Londër./Indeksonline/