11:36 / E Hënë, 17 Shtator 2018 / indeksADMonline

Lirim Kastrati thyen rekord te skuadra kroate

Lirim Kastrati ka shënuar tri gola në fitoren 2-5 që e arriti skuadra e tij, Lokomotiva Zegreb kundër Slaven Belupu.

Futbollisti kosovar me këtë rast bëhet futbollisti i dytë më i ri që ka arritur të shënoj “hattrik” për Lekomotivën, shkruan indeksonline.

Kastrati e arriti këtë sukses në moshën 19 vjet e 8 muaj, ndërsa rekordin e mban Davor Vugrinec i cili në sezonin 1993/1994 shënoi kur i kishte 18 vjet e 11 muaj.

“U ndjeva i tmerrshëm, ky është hattriku im i parë në karrierën time, unë dua të falënderoj të gjithë në Lokomotivë, trajnerin për stërvitjet që po na bënë dhe shokët që më kanë ndihmuar të shënoj tre gola”, ka thënë Kastrati.

“Gjithmonë çdo gol ia kushtoj nënës sime, dhe kështu edhe golin e djeshëm. Siç është zakon, kam mbajtur topin si një suvenir!”, shtoi kosovari.

Lirim Kastrati është pjesë e Kombëtaresh U21 të Kosovës. /IndeksOnline/