19:21 / E Premte, 15 Mars 2019 / indeksADMonline

Lista e Zvicrës i jep Kosovës një lajm të mirë!

Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Zvicrës, Vladimir Petkoviç, e ka publikuar listën për dy ndeshjet e radhës ndaj Gjeorgjisë dhe Danimarkës që zhvillohet gjatë muajit mars.

Petkoviç as për këto takime, nuk i ka besuar futbollistit kosovar të Huddersfield Town, Florent Hadërgjonaj.

Ky është një lajm i mirë për Kosovën pasi që mbrojtësi i Premierligës Angleze pritet të bashkohet me përfaqesuesen e Dardanëve që nga qershori i këtij viti.

Poashtu, në këtë muaj pritet të kompletohet rikthimi i Loret Sadikut./Indeksonline/