18:07 / E Enjte, 05 Prill 2018 / indeksADMonline

Lista Serbe thotë se kështu duhet të bëhet Asociacioni

Lista Serbe kërkon që krijimi i Asociacionit të Komunave Serbe të realizohet ekskluzivisht në përputhje me marrëveshjet e Brukselit.

Kjo parti bëri të ditur sot se në asnjë kusht dhe justifikime nuk do të pajtohej që asociacioni do të shfuqizonte elementët bazë që garantojnë funksionalitetin e saj dhe fuqitë ekzekutive në fusha të caktuara, në bazë të të cilave do të mbrojë dhe përmirësojë jetën e serbëve në Kosovë.