22:01 / E Diele, 20 Maj 2018 / indeksADMonline

Arrin Kupa në Gjilan, “i gjithë qyteti jashtë”

Tifozët intelektualë të cilët shkuan në Pejë për të ndjekur nga afër ndeshjen Drita-Prishtina, tashmë janë kthyer në qytetin e tyre.

Bashkë me lojtarët, në Gjilan ka arritur edhe Kupa, të cilën e morën pas fitores në stadiumin e Pejës, duke marrë kështu titullin e Kampionëve të Kosovës në futboll, shkruan Indeksonline.

Në Gjilan janë mbledhur mijëra banorë të cilët me shumë atmosferë po festojnë titullin kryesorë të futbollit kosovarë./Indeksonline/