17:56 / E Diele, 14 Tetor 2018 / indeksADMonline

LIVE: Ishujt Faroe – Kosova, minut pas minuti

Kosova po zhvillon ndeshjen e xhiros së katërt të Ligës së Kombeve kundër Ishujve Faroe.

Skuadra e drejtuar nga Challandes do të luaj në stadiumin me kapacitet prej 6000 vendeve “Svangaskaro”.

Kosova është e para në grupin D3 me shtatë pikë dy më shumë se Azerbajxhani që luan me Maltën.


Përfundon ndeshja, Kosova barazon me rezultat 1-1 në ndeshjen kundër Ishujve Faroe.

Minuta 90: Muriqi në lojë në vend të Milot Rashicës. 5 minuta shtesë.

Minuta 87: Karton i verdhë për Atdhe Nuhiun. Ai do të mungoj kundër Maltës në nëntor.

Minuta 73: Zëvendësim te Kosova: Në lojë inkuadrohet Arbër Zeneli në vend të Edon Zhegrovës.

Minuta 68: Zëvendësim te Ishujt Faroe. Në lojë inkuadrohet Anderson në vend të  Edmundson.

Minuta 64: Besar Halimi ndëshkohet me karton të verdhë.

Minuta 62: Rast për Ishujt Faroe por Ujkani arron të kap topin.

Minuta 54: Zëvendësim te Kosova. Inkuadrohet Halimi në vend të Idriz Vocas.

Minuta 50: Ishujt Faroe barazojnë rezultatin me golin e Joensen pas një gabimi në mesfushë.

Minuta 46: Fillon pjesa e dytë, Kosova është në epërsi me golin e Milot Rashicës në pjesën e parë.


Minuta 45: Kosova me dominim si në rezultat si në lojë përfundon pjesën e parë .

Minuta 44: Joensen ndeshkohet me karton të verdhë pas ndërhyrjes në Milot Rashicën.

Minuta 37: Intervenim i bukur nga Samir Ujkani pas një goditje me kokë nga kundërshtarët.

Minuta 30: Një lëndim në kokë për Herolind Shalën pas një goditje nga Dallku.

Minuta 25: Baldvinsson ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje në mesfushorin e Kosovës, Idriz Voca.

Minuta 21: Goditje nga këndi për Ishujt Faroe por pa rrezik për portën e Samir Ujkanit.

Minuta 9: Kosova ka kaluar në epërsi me supergolin e Milot Rashicës në minutën e nëntë të takimit. Ky ishte goli i parë i vushtrriasit me fanellën e Kosovës.

Minuta 5: Një gabim në mbrojtjen e Kosovës në mes të Dallkut dhe Vojvodës por për fat të mirë nuk shfrytëzohet nga kundërshtarët.

Minuta 3: Amir Rrahmani ka pësuar një lëndim të lehtë. Nuk është asgjë serioze, ai kthehet në fushë shumë shpejtë

Minuta 1: Ka filluar ndeshja e Ligës së Kombeve, ku Kosova është mysafir i Ishujve Faroe dhe kërkon fitoren e tretë nga katër ndeshje në këtë garë. Në stadium janë të pranishëm rreth 30 tifozë të Kosovës.


Formacionet zyrtare:

Ishujt Faroe:  Nielsen; Baldvinsson, Nattestad, Davidsen, Gregersen; Rolantsson, Hansson, Faero, Joensen; Hendriksson

Kosova: Ujkani; Vojvoda, Rrahmani, Dallku, Aliti; Shala, Voca; Zhegrova, V.Berisha, Rashica; Nuhiu