14:11 / E Martë, 03 Prill 2018 / indeksADMonline

Liverpooli në hall të madh, mbrojtësi kryesor humb sezonin (Foto)

Skuadra e Liverpoolit është në hall të madh para ndeshjes me Manchester Cityn në kuadër të Ligës së Kampionëve.

“The Reds” përmes faqes zyrtare të klubit, thotë se mbrojtësi Joel Matip është lënduar dhe ka humbur pjesën e mbetur të sezonit, transmeton IndeksOnline.

“Matip kë pasuar një lëndim dhe do t’iu nënshtrohet një operacioni në kofshë”, shkruhet në njoftimin e klubit.

Matip luajti 90 minuta në ndeshjen e fundit, por më pas u vlerësua nga mjekët se ai duhet t’i nënshtrohet një operacioni të menjëhershëm për ta korrigjuar problemin.

Jurgen Klopp në ndeshjen e së mërkurës kundër Man Cityt do të luaj me mbrojtësin kroat, Lovren./IndeksOnline/