16:11 / E Enjte, 05 Prill 2018 / indeksADMonline

Liverpooli në telashe, UEFA nis proceset disiplinore (Foto)

Shtëpia më e madhe e futbollit në Europë, UEFA ka nisur procesin disiplinor për Liverpoolin.

Tifozët e “The Reds” para ndeshjes së mbrëmshme kundër Manchester Cityt, sulmuan autobusin e kësaj të fundit, shkruan IndeksOnline.

Për këtë rast, UEFA ka nisur procesin disiplinor për incidentin e mbrëmshëm. Dënimi i mundshëm mund të jetë, që ndeshjen e ardhshme në “Etihad”, Liverpooli të luajë pa tifozët e saj.

Kujtojmë se ndeshja e parë në “Anfield” u mbyll me rezultat të thellë, 3 me 0./IndeksOnline/