Liverpooli nënshkruan me ekspertin më të madh në botë në futboll të kësaj fushe
Liverpooli i ka ofruar kontratë zyrtare ekspertit më të madh në botë të rivënieve anësore, Thomas Gronnemark.
Jurgen Klopp e kishte marrë në prova ekspertin më të famshëm të rivënieve i cili ka treguar rezultate menjëherë në provat te skuadra angleze.
Për këtë, Liverpool sot i ka ofruar kontratë deri me 30 qershor të vitit 2019. Trajneri danez i ka ndihmuar shumë skuadra dhe përfaqësuese në këtë aspekt.
Anglia është përfaqësuesja e fundit që Gronnemark kishte punuar në Botëror dhe që kishte rezultate fantastike.
Poashtu, në provat e para te Liverpooli, trajneri danez ka bërë që skuadra angleze të ketë ecuri fantastike nga rivënjet anësore./Indeksonline/