15:27 / E Shtunë, 25 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Llapi e mposhtë Vëllaznimin, Munishi: S’ka pare, s’ka gola!

Llapi ka regjistruar tjetër fitore në Superligë, duke e mposhtur 3:0 Vëllaznimin.
Llapjanët morën tri pikë në udhëtim te Vëllaznimi, duke triumfuar 0:3 me golat e Mentor Xhdrellës (45+1’) dhe Berbatovci (50’ e 90+1’).

Pas kësaj fitore, Llapi ka shkuar në kuotën e 33 pikëve, pesë më shumë se ndjekësi më i afër, Prishtina, që të dielën përballet me Gjilanin.

Trajneri i Vëllaznimit, Ismet Munishi e ka “vajtuar” humbjen duke thënë se rezultatet janë pasojë edhe e krizës financiare pasi që lojtarët nuk po paguhen.

“Jemi shumë vonë me pagesa, jemi shumë vonë me shumë gjëra. Ne jemi duke vazhduar që të luftojmë, vazhdojnë që të sakrifikojmë cdo gjë për klub. Mendoj se mos-shënimi i golave vjen nga ngarkesa psikologjikë që vjen gjatë javës. Për ndeshje secili futbollist mendon vetëm për lojë. Ne vazhdojmë të luajmë edhe pa para që ta përfundojmë këtë sezon. Duhet të bëhet diçka sepse këta djem meritojnë të trajtohen mirë. Gjithë kjo luftë gjithë ky angazhim, më vjen shumë keq prej tyre sepse po sakrifikojnë shumë”, ka thënë Ismet Munishi./Indeksonline/