10:35 / E Martë, 10 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Llapi përgatit operacionin “largimi i pleqve”

Skuadra e Llapit ka filluar një mënyrë të re të funksionimit.

Javëve të fundit, trajneri Tahir Batatina u ka dhënë mundësi të luajnë futbollistëve të rinjë dhe duket se në edicionin pranveror kjo do të jetë strategjia e tyre.

Burime të Indeksonlinet, bëjnë të ditur se futbollistët që kanë mbajtur barrën kryesore do të largohen në afatin kalimtar të janarit.

Ndër ta janë: sulmuesit Sebino Plaku, Labinot Osmani po ashtu mesfushorët Mentor Zhdrella e Behar Maliqi.

Llapi edhe pse kishte synim titullin e kampionit, sezonin vjeshtor e mbylli në vendin e 7-të me 24 pikë, vetëm 5 më tepër se zona që largon nga Superliga.

/Indeksonline/