16:56 / E Premte, 08 Qershor 2018 / indeksADMonline

Llapjanët nën ethe, për pak minuta përfundon “telenovela” e quajtur Bylbyl Sokoli

Kryesia dhe tifozët e Llapit brenda pak minutash do të mësojnë emrin e trajnerit të ri. Indeksonline e ka kontaktuar emrin më të përfolur, Bylbyl Sokolin i cili flitet se do të jetë pasues i Batatinës.

Sokoli ka thënë se tani është duke shkuar për të diskutuar detajet me Llapin dhe mbetet të shihet nëse do të ketë marrëveshje.

“Sapo u nisa për të takuar krerët e Llapit me të cilët do të marrim një vendim. Nëse do të ketë marrëveshje, në orën 18:30 dalim në konferencë për media” ka thënë Bylbyl Sokoli./Indeksonline/