09:49 / E Premte, 19 Tetor 2018 / indeksADMonline

Lobimi për INTERPOL, Qeveria ndan 1.2 milionë euro

Qeveria ka ndarë 1.2 milionë euro për lobim lidhur me anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL.

Ndarja e mjeteve u bë sot në mbledhjen e qeverisë.

Poashtu u miratua edhe nisma për negocimin e marrëveshjeve financiare për projektin për patundshmërinë dhe infrastrukturën gjeo-hapësinore ndërmjet qeverisë dhe asociacionit ndërkombëtar për zhvillim.

Kjo marrëveshje financiare është në vlerë 16.5 milionë euro.

 

Temat: