75 Mall Live Search
18:35 / E Hënë, 04 Maj 2026 / L A

Lojtari i Chelseat dërgohet në spital pas përplasjes me lojtarin e Forestit

Chelsea ka pësuar humbjen e 6-të radhazi në Premierligë.

Ata u mposhtën nga Nottingham Foresti me rezultat 1-3, duke vazhduar kështu ecurinë e tyre negative.

Gjatë pjesës së parë të ndeshjes, ajo u ndërpre për disa minuta për shkak se lojtari i Chelsea, Jesse Derry u rrëzua në tokë pasi u përplas me kokë me lojtarin, Zach Abbott.

Kjo ndërhyrje rezultoi në penallti, por që Cole Palmer nuk doli të jetë i suksesshëm./IndeksOnline/