15:38 / E Mërkurë, 15 Maj 2019 / indeksADMonline

Lojtari i Liverpoolit kalon te Lazio, ky është mesazhi lamtumirës i tij

Bobi Adekanye ka dërguar një mesazh lamtumirës emocional ndaj lojtarëve dhe stafit të Liverpulit përpara lëvizjes së tij drejt Lazios.

Kontrata e 20-vjeçarit me Reds skadon këtë verë dhe ai rënë dakord për një marrëveshje katërvjeçare me klubin e Serie A.

Adekanye nuk arriti të bënte hapin drejt niveleve të larta në Melwood pas transferimit të tij nga Barcelona në vitin 2015, por ishte një figurë e njohur në Akademinë e Kirkby.

“Katër vjet më parë kur arrita në Liverpul unë isha ende fëmijë. Tani po largohem si një burrë.

“Nuk është e lehtë gjetja e fjalëve të duhura për të falënderuar gjithçka që Liverpool FC më ka dhënë këto vite.

“Për çdo trajner që kisha në akademinë e Melëood, tek çdo shok i grupit që ndaja momente të mira me çdo punonjës që ishte gjithmonë pranë meje, faleminderit shumë. Unë nuk e di se si ose kur, por jam i sigurtë se do të takohemi përsëri një ditë”

I riu holandez, i lindur në Nigeri, shënoi disa gola spektakolar në nivelin e të rinjve për Liverpulin, por zhvillimi i tij u pengua nga dëmtimet dhe mungesa e qëndrueshmërisë. /IndeksOnline/