15:42 / E Shtunë, 27 Janar 2018 / indeksADMonline

Lojtari i NBA akuzohet për krim seksual

Basketbollisti i Orlando Magic, Adreian Payne po akuzohet për krim seksual. Payne akuzohet se në vitin 2010 kishte dhunuar në mënyrë barbare një studente të vitit të parë në fakultet.

Keith Appling pas disa vitesh ka vendosur të zbardhë rastin duke ngrerë padi ndaj basketbollistit 26 vjeçar.

Payne u përzgjodh në raundin e parë të Draftit të 2014 nga Atlanta Hawks dhe që prej atëherë ka luajtur 107 ndeshje në NBA./Indeksonline/