Londër: Gruaja përgjaket nga një burrë në tren, vetëm pse foli gjuhën e saj!
Një grua u qëllua brutalisht në një tren në Londër Overground pasi sulmuesi i saj e dëgjoi atë duke folur spanjisht.
Kjo është hera e dytë që dikush sulmohet në sistemin e transportit të qytetit për përdorimin e gjuhës evropiane, shkruan The Independent.
Udhëtarët në lindje të Londrës u tronditën kur një burrë me dhunë u përball me një grua derisa ajo ishte duke folur në telefon në linjën midis Dalston Kingsland dhe Canonbury këtë javë, përcjellë Indeksonline.
“Ai po i bërtiste asaj,” Ju duhet të flisni në anglisht, jeni në Angli. Ju nuk duhet të flisni gjuhë të tjera, rrëfen një dëshmitar.
“Zonja ishte në shok aq shumë se nuk dinte t’i përgjigjej atij në anglisht kështu që ajo po përgjigj vetëm në spanjisht. Pastaj ai doli dhe e rripi në fytyrë. Gruaja po gjakoste dhe i dhashë disa facoleta,” rrëfen më tej./Indeksonline/