11:51 / E Premte, 16 Mars 2018 / indeksADMonline

Lori Hoxha do të martohet këtë verë?

Fundi i muajit korrik mesa duket do të sjellë një festë të madhe në familjen e themeluesit të ndjerë të “Top Medias”, Dritan Hoxha, pasi mësohet se këtë verë do të ketë një dasmë.

Sipas gazetës “Dita”, Lori Hoxha pritet të kurorëzojë lidhjen e saj 6-vjeçare me të dashurin Vis Bajraktari në një ceremoni të mrekullueshme buzë liqenit të Como-s në Itali.

Sipas gazetës, festimet do të zgjasin një javë dhe të ftuar do të jenë edhe personazhe të shumtë të njohur.Megjithatë, kjo dasmë e Lori Hoxhës duket disi e dyshimtë pasi më pak se një vit më parë, në një intervistë ajo ka bërë të ditur se martesa nuk është aspak në planet e
saj.

Megjithatë, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Sara Hoxhën dhe partnerin e saj Ledion Liço

Ata tashmë janë bërë prindër të vogëlushit London dhe Liço madje i ka propozuar për martesë Sarës, e cila prej disa kohësh mban në gisht unazën e fejesës. Ndaj me shumë gjasa, dasma madhështore në Como do të jetë e Sarës dhe Ledionit.