15:50 / E Diele, 07 Tetor 2018 / indeksADMonline

Lorik Cana nderon Pal Lekajn për kontributin e dhënë për klubin Vëllaznimi

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka falënderuar futbollistin, Lorik Cana për nderimin që i ka bërë atij dhe Kryetarit të Gjakovës, Ardian Gjini, për kontributin që po japin vazhdimisht për klubin e çmuar Vëllaznimi.

Sipas Lekajt, familja Cana, Agim Cana si kryetar i klubit dhe i biri Loriku, krenaria e kombit, do të jenë të paharruar për përkushtimin që po i dhurojnë klubit Vëllaznimi!

Shkrimi i plotë i Ministrit Lekaj:

Falemndroj futbollistin e mirënjohur, Lorik Cana, që sot mua dhe kryetarin Gjini, na nderoi për kontributin që kemi dhënë dhe po japim për klubin e çmuar Vëllaznimi. Familja Cana, Agim Cana si kryetar i klubit dhe i biri Loriku, krenaria e kombit, do të jenë të paharruar për përkushtimin që po i dhurojnë klubit Vëllaznimi!./Indeksonline/