19:09 / E Mërkurë, 07 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Luan Haradinaj me uniformën e FSK-së pranë shtatores së Zahir Pajazitit

Ai është një nga ushtarët më të dalluar të FSK-së, teksa rrjedh nga një familje trimash që dhanë shumë për lirinë që ne e gëzojmë sot.

Është ky Luan Haradinaj, djaloshi që mban emrin e axhës së tij të ndjerë, ndërsa është djali i vetëm i ish-ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shkëlzen Haradinaj, shkruan Indeksonline.

Luani shpesh ka treguar që është një djalë me vlera të larta atdhedashurie, ndërsa respekton e nderon heronjtë tanë.

Së fundmi ai bashkë me një tjetër ushtar të FSK-së, të veshur të dy në uniformë, kanë nderuar dhe janë përkulur para shtatorës së Zahir Pajazitit që gjendet në Prishtinë./Indeksonline/