21:06 / E Premte, 16 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Luana Vjollca hapë zemrën! Tregon vështirësitë në “Shiko Kush Luan” (Foto)

Luana Vjollca është njëra nga prezantueset më të dashura të publikut shqiptar.

Në disa imazhe të publikuara nga ajo në llogarinë e saj në “Instagram” shohim se ka hapur zemrën dhe ka treguar vështirësitë e realizimit të “Shiko Kush Luan”.

Ajo pati filluar me realizimin e këtij emisioni para katër muajve duke u kujdesur për çdo detaj të tij.

““Shiko kush LUAN” ishte nje nga provat e medha qe kam marr persiper pa e ditur ku do te me conte. Por dashuria,pasioni,instikti me thane PO. Per here te pare me pergjegjesi totale edhe ne rolin e autores aq sa shpesh dilja pa e pare skenarin sepse prezantimi dashur pa dashur kishte kaluar ne prioritet te dyte (kjo sepse ndonjehere nuk me dilte koha per ta bere aq perfekt sa deshiroja cdo sekond qe do ndaja me ju ne 110 minuta emision dhe deri ne minutin e fundit para se te dilja ne skene i kushtoja rendesi edhe detajit me te vogel. Kete here koha per te perseritur skenarin,per te menduar me ore cdo vishja e si do dukesha nuk me premtonte)
Mund te them qe ka qene emisioni me i veshtire qe kam bere. 6 te ftuar te njohur. 17 rubrika,11 lojra,6 sfida nga nje emision ne tjetrin te gjitha keto te ndryshuara,seicila e projektuar dhe e menduar me detaje per cdo te ftuar.
I kushtova 4 muaj kohen time te plote,24 ore,duke dhene maximumin.
SHUME PUNE, shume lodhje,shume pak ore gjume me qellimin e vetem.. per tja dal.
Nga mijera mesazhe,komente,nga gjithe dashuria e mbeshtetja qe kam marr nga ju gjate gjithe kesaj periudhe e sidomos keto dite qe nga momenti i perfundimit te emisionit..sot mund ta them me gojen plot JA DOLA.
Fjala “Faleminderiit” ndonjehere nuk mjafton per tju shprehur mirenjohjen time te gjitheve ju qe jeni me mua ne cdo hap timin e besoni fort tek une.
Gjera te bukura po vijne…” ka shkruar Luana./Indeksonline/