12:49 / E Mërkurë, 20 Qershor 2018 / indeksADMonline

Luftëtari, Laçi dhe Partizani mësojnë kundërshtarët në Europa League (Foto)

Tri skuadrat shqiptare, Luftëtari, Laçi dhe Partizani kanë mësuar kundërshtarët në Europa Ligë.

Sot UEFA hodhi shortin për fazën kualifikuese në Europa Ligë, shkruan IndeksOnline.

Tri klubet shqiptare mësuan kundërshtarët.

Partizani do të takohet me skuadrën e njohur Maribor. Laçi ndaj skuadrës, Anorthosis Famagusta. Kurse, Luftëtari ndaj FK Ventspils.

Ndeshjet e para zhvillohen më 12 korrik, kurse ato të kthimit më 19 korrik./IndeksOnline/