20:21 / E Hënë, 06 Maj 2019 / indeksADMonline

Lumezi i hyn edhe futbollit

Sot është zhvilluar një ndeshje reviale në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, në mes të Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe Këshillit të Lartë të Drejtësisë së Italisë.

Pjesëmarrës ka qenë edhe kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi.

Kosovarët kanë veshur fanellat e vjetra të Kombëtares së Kosovës të prodhuara nga marka ‘Kelme’ derisa Lumezi ka mbajtur numrin 4, shkruan Indeksonline.

Ndërsa para ndeshjes, gjatë nxemjeve ai është parë i veshur me rekuizita të skuadrës italiane Milan. /Indeksonline/