21:52 / E Martë, 25 Shtator 2018 / indeksADMonline

Lutfi Haziri tregon nëse është bërë argat i Hashim Thaçit

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka mohuar se është avokat i ideve të presidentit të vendit, Hashim Thaçi, brenda partisë së tij.

Haziri është pyetur në T7, nëse përfaqëson linjën e Thaçit brenda LDK’së, ashtu siç akuzohet.

“Është opinion i gabuar”, është përgjigjur Haziri. “Perceptimi nuk është e vërteta”, është shprehur ai.

Haziri po ashtu ka thënë se LDK’ja s’ka vija të kuqe për Thaçin. “Nuk ka, as nuk ka pasur asnjëherë”, ka deklaruar ai.

“As nuk do të ketë zoti Thaçi vijë kurrë”, ka shtuar Haziri.

I pyetur se kush është zyrtari i LDK’së, me të cilin Thaçi ka thënë se ka biseduar për negociatat me Serbinë, Haziri është përgjigjur: “Me zotin Thaçi ka biseduar vetë kryetari i LDK’së, Isa Mustafa. E ka takuar personalisht”.

“Isa Mustafa e ka konfirmuar publikisht. S’kanë qenë takime të fshehura”, është shprehur ai.