08:31 / E Premte, 09 Mars 2018 / indeksADMonline

Madrilenët nuk e duan Neymarin në “Santiago Bernabeu”

Tifozët e Real Madridit kanë votuar kundër transferimit të Neymarit në “Santiago Bernabeu” për sezonin e ardhshëm.

Eliminimi i hershëm i Paris Saint-Germainit nga Championsi dhe lëndimi që pësoi ditë më parë Neymari, ku u diskutua shumë se ka pasur dhe pakënaqësi mes lojtarit dhe klubit nëse duhet të operohet apo jo – ka rritur edhe më shumë spekulimet se braziliani mund të transferohet në “Santiago Bernabeu” gjatë merkatos së verës.

Por, në anketën e bërë nga e përditshmja madrilene AS, tifozët kanë votuar kundër transferimit të brazilianit në Madrid.

Nga 47 mijë e 854 votues sa kanë votuar deri më tani, 55.56% e tyre i ka thënë ‘JO’ transferimit të Neymarit në Real, ndërsa 44.44% e tyre mendojnë se 26 vjeçari duhet ta veshë fanellën e Los Blancosve.

Sido që të jetë, Neymar mbetet prioriteti kryesor i Real Madridit dhe dëshira e madhe e kreut të klubit, Florentino Perez