19:37 / E Enjte, 04 Tetor 2018 / indeksADMonline

Makina më e shpejtë policore në Amerikë tani është një SUV

Ford Police Interceptor me ngasje në të gjitha rrotat ka mposhtur të gjithë konkurentët tjerë, duke u bërë makina më e shpejtë policore në SHBA.

Modeli 2020 ka mposhtur rivalët e tij në një garë testuese, në një xhiro 0-100 km/orë. Policia e Shtetit të Michiganit ka këto makina, të cilat janë të pajisura me një 3.0 litërsh V6 të hibridizuar.

“Duke fuqizuar elektronikën e nevojshme, si pajisjet e komunikimit dhe dritat nga bateria e litium-jon të hibridit, motorit i reduktohet puna”, thotë Ford.

Ky aplikim i kursimeve të karburantit në numrin e këtyre makinave të shitura në vitin 2017, rezultoj me një kursim mbarëkombëtar prej mbi 126 milion dollarë. /IndeksOnline/

Temat: