21:52 / E Shtunë, 27 Janar 2018 / indeksADMonline

Makinë pa shofer për policinë amerikane!

Uber, taksitë dhe mjetet e transportit pritet të bëhen autonome. Por këto nuk janë automjetet e vetme pa shofer që vijnë në të ardhmen e afërt.

Ford ka aplikuar për një patentë interesante që përfshinë një automjet autonom për policinë. Me pak fjalë, kjo përfshinë një makinë policore që mund të operojë vetë ose me një oficer në ulësen e shoferit.

Përveç makinës e cila ngaset e vetë, ajo do të përdorë inteligjencë artificiale për të kontrolluar komponentë të ndryshëm të zbulimit të shpejtësisë, duke përfshirë kamera që kapin shpejtësinë në akt.

Kjo është mbreslënëse pasiqë makina ndjek vetë një makinë tjetër me shpejtësi të lartë që nuk ndalet. Kur afrohet tek ajo, makina autonome mund të lëshoj me valë një citim ose një paralajmërim. /IndeksOnline/

Ford Police Responder Hybrid Sedan