10:17 / E Enjte, 22 Mars 2018 / indeksADMonline

Malazezët e Kosovës mirëpresin demarkacionin: 21 marsi do të jetë ditë e shënuar

Shoqata e Malazezëve të Kosovës ka mirëpritur miratimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.

Përmes një komunikate, kjo shoqata ka thënë se 21 marsi do të jetë ditë e shënuar dhe një nga ditët më të vlefshme për rajonin, transmeton Indeksonline.

Ja njoftimi i shoqatës:

Shoqata e Malazezëve të Kosovës e përshëndesin dhe i falënderojnë nga zemra të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës që përfundimisht kanë liruar qytetarët dhe me ratifikimin e marrëveshjes për demarkacion me Malin e Zi  e kanë kthyer vendin në një rrugë më të mirë.

Kosova dhe Isa Mustafa, me shembullin e tyre kanë treguar se interesat e qytetarëve janë mbi interesat e të gjitha partive dhe individëve.

21 marsi 2018, do të jetë ditë e shënuar si një nga ditët më të vlefshme jo vetëm për Kosovën, por për të gjithë rajonin dhe kontribuon në proceset që do të vendosin paqe në Ballkan. /Indeksonline/

 

Temat: