20:59 / E Premte, 26 Janar 2018 / indeksADMonline

Maldini zhgënjen milanistat: Mos pritni shumë!

Ish legjendari i Milanit, Paolo Maldini ka thënë se projekti i Milanit nuk është premtues. Maldini ka thënë për mediat italiane se blerjet e shumta nuk kanë lënë shumë shpresë.

“Premisat e projektit të Milanit nuk janë premtuese. Për fat të keq tifozët duhet të presin më gjatë për të pritur rezultate të dëshirueshme. Milani po ballafaqohet me një problem kryesor, udhëheqjen, të cilën dikur e bënte për lakmi Berlusconi. Investimet e shumta kanë bërë që Milani të humbas origjinalitetin” ka thënë Maldini./Indeksonline/