20:26 / E Shtunë, 01 Shtator 2018 / indeksADMonline

Man City mposhtë me vështirësi Newcastlen: Notat e lojtarëve

Manchester City ka regjistruar fitore të vështirë në kuadër të javës së katërt në Premier League.

Në kuadër të javës së katërt, ”Qytetarët” kanë arritur ta mposhtin me mjaft vështirësi Newcastle Unitedin.

Në ndeshjen e zhvilluar në ”Etihad Stadium”, skuadra e Pep Guardiolas ka triumfuar me rezultat, 2-1, transmeton IndeksOnline.

Golat për vendasit i shënuan Raheem Sterling në minutën e tetë, dhe Kyle Walker në minutën e 52-të.

Ndërsa, golin e vetëm dhe të nderit për mysafirët e shënoi DeAndre Yedlin në minutën e 30-të.

Pas katër ndeshjeve të zhvilluara, Man City renditet në vendin e tretë me 10 pikë, ndërsa Newcastle mbetet në vendin e 18-të me vetëm 1 pikë.

Notat e lojtarëve mundësuar nga WhoScored mund t’i shikoni në foton e mëposhtme./IndeksOnline/