09:57 / E Hënë, 17 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Manaj, s’luajti me ekipin e parë, por shkëlqeu me Barcelonën B

Rei Manaj po e tregon një formë shumë të mirë te Barcelona B, teksa vazhdon të shkëlqejë me ekipin e tij.

Sulmuesi shqiptar pasi u grumbullua me ekipin e parë të Barcelonës, mbrëmë ka nisur në me ekipin B titullar. 

Pikërisht, lushnjari ka qenë edhe protagonist në përmbysjen e ekipit të tij ndaj Levante B, teksa në minutën e 32-të ka tronditur tranversën dhe më pas ka shënuar Saverio.

Ekipi i shqiptarit ka fituar me rezultatin 2-1 me përmbysje, pasi më parë Levante kishte kaluar e para në avantazh.

Madje në statistikat e ndeshjes, goli i parë i është dhuruar shqiptarit, ndonëse nuk është shënuar nga ai, por është shënuar nga Kolado.