08:21 / E Mërkurë, 07 Mars 2018 / indeksADMonline

Manchester City – Basel, formacionet

Manchester City pothuajse e ka siguruar kualifikimin për në raundin tjetër të Ligës së Kampionëve.

Klubi i Pep Guardiolas fitoi në ndeshjen e parë me rezultat të thellë 4 me 0 kundër kampionit nga Zvicra, FC Basel.

Ndeshja e kthimit zhvillohet në stadiumin “Etihad” nga ora 20 e 45, shkruan IndeksOnline.

Futbollisti shqiptar, Taulant Xhaka nuk do ta ketë mundësinë të luaj në këtë përballje për shkak të suspendimit.

Formacionet e mundshme:

Man. City: Bravo; Danilo, Stones, Laporte, Zinchenko; De Bruyne, Gündoğan, Foden; B Silva, Jesus, Sterling

Basel: Vaclík; Lang, Lacroix, Suchý, Riveros, Petretta; Zuffi, Serey Dié; Stocker, Elyounoussi, Oberlin