19:22 / E Diele, 01 Mars 2020 / indeksADMonline

Manchester City fiton titullin e parë sivjet

Manchester City ka fituar titullin e parë për vitin 2020 duke triumfuar në Carabao Cup.

Skuadra e Guardiolës, në finale ka mposhtur Aston Villën me rezultat 1-2 në ndeshjen që u zhvillua në “Wembley”.

Të tre golat në këtë sfidë u shënuan në pjesën e parë, shkruan Indeksonline.

Aguero kaloi Cityn në epërsi në minutën e 20-të të ndeshjes.

Rezultatin e dyfishoi Rodri në minutën e 30-të, pas një asistimi në Gundogan.

Golin e vetëm për Aston Villën e shënoi Samata në minutën e 41-të.

Me këtë rast, Manchester City mbron titullin që e fitoi në vitin e kaluar. /IndeksOnline/