22:53 / E Hënë, 12 Mars 2018 / indeksADMonline

Manchester City i afrohet festës së titullit (Video)

Skuadra e Manchester Cityt dita ditës po i afrohet festës së titullit në Premierligë.

Citizën shijuan fitoren e radhës në xhiron e 30’të në Premierligë, duke mposhtur 2 me 0 ekipin e Stoke Cityt, shkruan IndeksOnline.

Dy golat për ekipin e Pep Guardiolas i shënoi mesfushori spanjoll, David Silva.

Me këtë fitore City vazhdon kryesimin me 81 pikë, 16 pikë më shumë se pozita e dytë Manchester United (65). Kurse, Stoke City rrezikon dukshëm rënien në Championship, pasi ka grumbulluar vetëm 27 pikë dhe gjendet në pozitën e parafundit në tabelë (19)./IndeksOnline/


FcTables.com