22:38 / E Martë, 13 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Manchester City “me një këmbë” në çerekfinale (Video)

Manchester City ka shënuar fitore të thellë në ndeshjen e Ligës së Kampionëve, duke e mposhtur Baselin me rezultat 4-0, shkruan indeksonline.

Ikay Guendogan kaloi Cityn në epërsi qysh në minutën e 14-të, ndërsa Bernardo Silva dyfishoi rezultatin katër minuta më vonë.

Për rezultatin e pjesës së parë u 3-0 u përkujdes Sergio Aguerro në minutën e 23-të.

Në pjesën e dytë u paraqit përsëri Guendogan  me një gol në minutën e 53-të.

City pas kësaj fitore është nja hap larg çerekfinales, derisa ndeshja e dytë zhvillohet me 7 mars. /IndeksOnline/