08:30 / E Hënë, 16 Shtator 2019 / indeksADMonline

Manchester Unitedi e ka seriozisht për Vedat Muriqin

Manchester Unitedi i është bashkuar garës për të nënshkruar me Vedat Muriqin pasi dërgoi skautët për të vëzhguar në ndeshjen kundër Anglisë.

25-vjeçari shënoi nga penalltia në pjesën e dytë pasi skuadra e Gareth Southgatet mundi Kosovën 5;3 në St. Mary’s Stadium.

Mediat angleze raportojnë se Unitedi tashti është në garë për nënshkrimin e tij ndërsa Ole Gunnar Solskjaeri duket se do të forcojë sulmin e tij pas largimeve të Romelu Lukaku dhe Alexis Sanchez.

Muriqi iu bashkua Fenerbahçës për 3.1 milionë funte në korrik pasi shënoi 17 gola dhe shtoi tetë asistime për Rizesporin sezonin e kaluar.

Dhe ai ka tërhequr një gamë të gjerë të interesit pasi shënoi dy herë në tre ndeshjet e tij të para për skuadrën e Superligës turke këtë sezon.

Edhe klubi italian Napoli ka qenë i lidhur me 25-vjeçarin.

Vedat Muriqi është nën kontratë me klubin turk deri në vitin 2023, por Unitedi mund ta joshë atë gjatë afatit kalimtar të dimrit. /IndeksOnline/