22:39 / E Hënë, 28 Maj 2018

Mancini e nis me fitore te Italia/ Portugalia nuk mundet pa Ronaldon (Video)

Kombëtarja e Portugalisë ka barazuar 2 me 2 në miqësoren ndaj Tunizisë.

Portugalia ishte pa Ronaldon në këtë takim miqësor, që përfundoi me rezultat të barabartë, shkruan IndeksOnline.

Golat në këtë takim i shënuan: Silva, Mario për Portugalinë dhe Badri, Youssef për Tunizinë.


Fitore ka arritur Kombëtarja e Italisë, e cila mposhti 2 me 1 Arabinë Saudite.

Kjo ishte fitorja e parë dhe paraqitja e parë e trajnerit të ri, Roberto Mancini në stolin e Azzurrit.

Golat në këtë ndeshje i shënuan: Balotelli, Beloti për Italinë dhe Al Shehri për Arabinë.

Italia do t’i zhvilloj edhe dy miqësore para se shtetet pjesëmarrëse të udhëtojnë për në Rusi, për Kupën e Botës. Ata do të luajnë ndaj Francës më 1 qershor dhe ndaj Holandës më 4 qershor./IndeksOnline/



Mos i humb