10:58 / E Martë, 06 Mars 2018 / indeksADMonline

Maqedoni: Ligji për gjuhët para deputetëve

Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferi për sot në mesditë e caktoi vazhdimin e seancës në rend e ditës së së cilës  është edhe Ligji për përdorimin e gjuhëve, për të cilin VMRO-DPMNE opozitare ka parashtruar 35.000 amendamente.

Deri më tani nuk ka informata nëse deputetët do të diskutojnë për amendamentet dhe se si do të tejkalohet kjo situatë e cila mund të shkaktojë bllokadë të Parlamentit ose ato do të tejkalohen dhe do të diskutohet për pikat e tjera të rendit të ditës së kësaj seance.

Ligji për përdorimin e gjuhëve ishte temë edhe në takimin javor mes kryeministrit Zoran Zaev dhe liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, raporton Alsat-M.

Kryeministri theksoi se në lidhje me ligjin për përdorimin e gjuhëve janë larg nga pozicionet.