23:34 / E Martë, 26 Qershor 2018 / indeksADMonline

Maradona në gjendje të rëndë shëndetësore, dërgohet me urgjencë në spital (Video)

Armando Maradona ishte shumë i emocionuar në ndeshjen që Argjentina e fitoj në minutat e fundit kundër Nigerisë me rezultat 2-1.

Legjenda e futbollit nuk mund të qëndronte në këmbë pas festës në stadiumin e Shën Petersburgut, shkruan indeksonline.

Ai pas përfundimit të ndeshjes doli nga stadiumi duke u mbajtur në krahë nga dy persona të tjerë dhe është dërguar menjëherë në spital.

Gjendja e tij e rëndë shëndetësore është raportuar edhe më herët, megjithatë Maradona nuk ka nguruar të bashkohet me Kombëtaren në Rusi. /IndeksOnline/