10:32 / E Shtunë, 28 Prill 2018 / indeksADMonline

Martohet bokseri më i suksesshëm shqiptar [Foto]

Njëri prej boksierëve më të sukseshëm shqiptar, Elvir Muriqi i ka dhënë fund beqarisë duke e kurorëzuar lidhjen disa vjeçare me Kaltrina Kurtin.

Lajmin e ka bërë të ditur vet bokseri, Muriqi përmes llogarisë personale në Istagram, teksa ka ironizuar me këtë ndryshim jetësorë.

“Ne e bëmë zyrtare. Ngjyra ka ende kohë që të thahet ndërsa dashuria ime nuk do të vdesë kurrë. Faleminderit që u bëre bashkëshortja ime dhe falënderimit që ma fale jetën. Çfarë i bëra vetes”, ka shkruar ndër të tjerash ai në Instagram.

Ndryshe, Pejani ka kohë që më nuk është paraqitur në një ndeshje të boksit duke lënë të kuptohet se është larguar prej ringut.

Megjithatë, ai po vazhdon të jetë temë e medieve jo vetëm sportive, por edhe rubrikave rozë shqiptare./Indeksonline/