07:58 / E Shtunë, 15 Shtator 2018 / indeksADMonline

Mbahet aksioni “Ta pastrojmë Kosovën”

Sot në gjithë territorin e Kosovës do të zhvillohet aksioni “Ta pastrojmë Kosovën”.

Aksioni organizohet nën patronatin e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili u ka bërë thirrje të gjitha institucioneve dhe qytetarëve të vendit që t’i përgjigjen thirrjes për pastrimin e vendit nga mbeturinave.

Në aksion kanë njoftuar se do të marrin pjesë kompanitë e pastrimit, FSK, Policia e Kosovës, KFOR-i, agjencitë e ndryshme shtetërore, ministritë, komunat, nxënësit dhe mësimdhënësit, kompanitë private e të tjera.

Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në hapjen e aksionit “Ta pastrojmë Kosovën”, te deponia ilegale më e madhe në kryeqytet afër hotel “Garden”, në lagjen Kalabria në Prishtinë, në ora 10:00.