19:36 / E Martë, 31 Korrik 2018 / indeksADMonline

Mbahet mbledhja konstituive e kryesisë së re të AAK-së

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) sot ka mbajtur mbledhjen konstituive të kryesisë së re, e dalë nga zgjedhjet e brendshme të 25 korrikut.

Njoftimi i AAK-së:

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, sot ka mbajtur mbledhjen konstituive të Kryesisë së re, e dalë nga zgjedhjet e brendshme në Parti, të përfunduara më 25 korrik 2018. Ndër anëtarët e sapozgjedhur të AAK-së, rreth 40 për qind janë të zgjedhur për të parën herë. Poashtu rreth 40 për qind janë gra. Kryetari i AAK-së dhe Kryeministër i vendit, Ramush Haradinaj, duke uruar Kryesinë e re, tha se synim i AAK-së, është rritja e mbështetjes për AAK-në, mbështetja e qeverisë në nivelin qendror dhe atë lokal, si dhe shtrirja e strukturave të Partisë në të gjitha nivelet dhe zonat. Në këtë mbledhje poashtu u vlerësua kontributi i Kryesisë së vjetër, e cila arriti që AAK-në ta shndërrojë në parti të Kryeministrit dhe Parti që sot qeverisë me 7 komuna dhe bashkëqeverisë në 10 komuna të tjera, duke u bërë kështu ndër partitë më serioze në vend. Strukturat e reja të AAK-së, u zotuan të punojnë në përmbushjen e agjendave shtetërore dhe në rritjen e vazhdueshme të AAK-së si një vlerë e pakontestueshme e spektrit politik të Kosovës. Kryesia e re e AAK-së ka mandat katërvjeçar.

Temat: